Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 314.694, prej të cilëve 3.469 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 245.808, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17.401.787.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 10,17 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 226 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 1,71 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 35.945 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,95 milionë raste dhe Brazili me mbi 7 milionë./AA/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...