Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për ndriçimin e fatit të të pagjeturve, ka pritur sot në takim ekipin e ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Republikës së Kosovës, i cili ishte i angazhuar në gërmimet vlerësuese gjatë javëve të fundit në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi.
Kryeministri Hoti i falënderoi ata për angazhimin e palodhshëm dhe profesional në ndriçimin e fatit të të pagjeturve gjatë gërmimeve në lokacione të ndryshme në Serbi por edhe brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Hoti në takim theksoi se, ndriçimi i fatit të të pagjeturve është prioritet i punës së Qeverisë së Kosovës dhe njëra ndër temat kryesore në procesin e dialogut me Serbinë. Ai ofroi mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë për punën e ekspertëve mjeko-ligjor dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbi supet e të cilëve bie e gjithë barra për ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë./arbresh.info/
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri