Liverpooli mbrëmë mposhti Tottenhamin në kuadër të Premier Ligës, shkruan Gazeta inFokus.
Në ndeshjen që u zhvillua në ‘Anfield’, ‘The Reds’ fituan me rezultat 2-1.
Tekniku portugez ka zbuluar se çfarë i ka thënë trajneri gjerman menjëherë pas duelit.
“Ne e merituam të fitonim. Më duhet të jem i zhgënjyer. Natyrisht se ata e mbajtën topin më shumë por kur ne e kishim atë, e dinim sesi t’i lëndonim por duhej ta shënonim golin e dytë, tretë”.
“Në ndeshje si këto kur nuk i ke 10 shanse, por vetëm tri apo katra, duhet të shënosh për ta mbyllur ndeshjen. Barazimi mbase do të kishte qenë rezultat i drejtë, por humbja ishte vërtet, vërtet e padrejtë, por ky është futbolli”, ka deklaruar Mourinho për BBC.
Pas kësaj fitore Liverpooli mban vendin e parë në tabelë me 28 pikë, kurse ‘Spurs’ janë në pozitën e dytë me 25 sosh./Arbresh.info/
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë