Asociacioni i Komunave të Kosovës së bashku me Këshillin e kryetarëve dhe përfaqësues të nivelit qendror kanë diskutuar sa i përket ndërmarrjes së masave anti-Covid në Kosovë, kështu ka thënë , kryetari i këtij asociacioni Sazan Ibrahimi.
Tutje, ai shtoi se kryetarët e komunave kanë kërkuar vazhdimin e masave aktuale edhe në të ardhmen por jo mbyllje totale.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka organizuar takimin e këshillit të kryetarëve me përfaqësues të nivelit qendror sa i përket masave anti-Covid të cilat janë duke u ndërmarrë në Kosovë. Në këtë takim janë diskutuar masat aktuale dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që këto masa të vazhdohen edhe më tutje”.
“Kategorizimi i komunave sa i përket numrit të rasteve të infektuara me 100 mijë banorë është treguar si suksesshëm kategorizimi përmes ngjyrave dhe kryetarët e komunave kanë konkluduar që këto masa duhet të vazhdohen edhe në të ardhmen”, shtoi Ibrahimi.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi theksoi se trendi i numrit të infektuarve është në rënie e sipër, kështu që nuk është e arsyeshme të shkohet me masa shtrënguese, raporton EO.
Sipas tij, kryetarët e komunave nuk janë pro mbylljes totale.
“Duke marrë parasysh që trendi i numrit të të infektuarve është në rënie e sipër atëherë shpresojmë që një trend i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetarët e komunave nuk janë pro mbylljes totale. Kryetarët i kanë dhënë mbështetje masave aktuale sepse janë treguar të suksesshme”.
“Nëse flasim me përqindje të të infektuarve është në rënie e sipër, atëherë nuk e shohim të arsyeshme që të shkohet me shtrëngim të masave. Mirëpo nëse situata ndryshon atëherë Këshilli i kryetarëve duhet të ulet me përfaqësues të nivelit qendror për të diskutuar masat e parapara që mund të ndodhin në të ardhmen”.
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...