Portieri i Atanaltas, Pierluigi Gollini, ka thënë se e dinte se Cristiano Ronaldo do ta ndryshonte krahun ku do ta gjuante penalltinë, për shkak se kishte një kohë të gjatë që gjuante në të njëjtin kënd.
Gollini e priti penalltinë e Ronaldos në pjesën e dytë duke ia mundësuar Atalantas të largohet me një pikë nga Allianz Stadium pas barazimit 1:1 me Juventusin, transmeton Gazeta Express.
“Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve. Ai ka kohë që zgjedh të gjuajë në të njëjtin kënd dhe ndjeva se këtë herë do ta ndryshonte këndin”, tha Gollini.
“Sezonin e kaluar ai i shënoi dy kundër meje, këtë herë e fitova unë duelin”, shtoi ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...