Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi dhe Ambasadori Orlando, diskutuan çështje me interes të përbashkët institucional, përfshirë mbështetjen e Italisë për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe për mbështetjen institucionale të investimeve të ndërsjella.
Kryeprokurori e njoftoi Ambasadorin për progresin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe çështjet thelbësore me të cilat ende duhet të përballen, veçanërisht në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ambasadori Orlando konfirmoi gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në këta sektorë.
Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, falënderoi Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, për vizitën, mbështetjen dhe interesin e treguar për institucionin e Prokurorit të Shtetit./arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...