Gruaja e Prince Harry, Meghan Markle ka shokuar publikun e gjërë kur ka deklaruar se ajo ka përjetuar një abort spontan.
Tani ajo është shfaqur në publik për herë të parë në Heroes: All-Star Tribute” të CNN për të nderuar të gjithë njerëzit që po luftojnë vafrërinë në kohën e pandemisë, transmeton portal arbresh.info
“Në një vit sfidues, unë u frymëzova nga historitë e dhembshurisë në komunitetet tona. Në të gjithë vendin, njerëzit kanë lënë mënjanë nevojat e tyre për mirëqenien kolektive të të gjithë rreth tyre. Sonte ne festojmë ata heronj, disa prej të cilëve unë i njoh, dhe disa i duartrokasim nga larg. Ata ushqyen fqinjët e tyre dhe treguan se në kohërat më të errëta ne kemi fuqinë t’i kujtojmë dikujt se shpresa ekziston dhe se të gjithë do të jemi mirë, “tha ajo për CNN.
Në tërë këtë fjalim prekës, njerëzit vunë re fytyrën e saj të ndritshme dhe të freksët, gjë për të cilën u komentua se ajo mund t’i jetë nënshtruar botoksit.
Meghan Markle deklaroi se humbi fëmijën e dytë përderisa po mbante në krah djalin e saj, Archien.
Kujtojmë, çifti mori shumë mesazhe mbështetje pas lajmit për humbjen e fëmijës, dhe burimi konfirmoi se Princat Ëilliam dhe Charles ishin me vëllain dhe djalin e tyre, ashtu si edhe Mbretëresha Elizabeth II./arbresh.info/
Meghan, The Duchess of Sussex: "When we come together, we have the power to remind someone else that there is hope and that we will be okay." https://t.co/CvXjwRKoJc pic.twitter.com/vsFTpxyP8H
— The Hill (@thehill) December 14, 2020
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...