Në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të shqyrtohen propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Komisioni në fjalë vendosi që t’i rekomandoj Qeverisë një pako të re të masave kufizuese për periudhën nga 18 dhjetori deri më 21 janar, me qëllim që të shmanget rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 gjatë festave.
Propozohet që objektet hotelierike të mbyllen në ora 18:00 në vend të 21:00 dhe të mos ketë grumbullime nëpër shtëpi dhe jashtë saj.
Rekomandimet për masat e reja kufizuese kanë të bëjnë me riorganizimin e kohës së punës për objektet hotelerike, rekomandime për tubimet publike, si dhe për bashkësitë fetare.
Sipas analizave të Ministrisë së Shëndetësisë masat paraprake tashmë japin rezultate, ndërsa faktori i transmetimit të virusit (R0) i cili në fillim të nëntorit ishte 1.5, tani është 0.95./Telegrafi/
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...