Zelanda e Re ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet kundër koronavirusit pasi nuk raportoi asnjë rast aktiv me COVID-19.
Në mesnatën e kohës lokale (12:00 GMT), e gjithë Zelanda e Re u zhvendos në nivelin një, më të ultën e një sistemi alarmi me katër nivele, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
Sipas rregullave të reja, distancimi shoqëror nuk kërkohet dhe nuk ka kufizime për tubimet publike, por kufijtë mbeten të mbyllur për të huajt.
Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri COVID-19 për më shumë se dy javë.
Kryeministrja, Jacinda Ardern, u tha gazetarëve se ajo bëri “një vallëzim të vogël” kur iu tha se vendi nuk kishte më asnjë rast aktiv me virus.
“Ndërsa jemi në një pozitë më të sigurt, më të fortë, ende nuk ka asnjë rrugë të lehtë për t’u kthyer në jetën para-COVID, por vendosmëria dhe përqendrimi që kemi pasur në përgjigjen tonë shëndetësore tani do t’i jepet rindërtimit tonë ekonomik”, tha zonja Ardern.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...