Policia e Kosovës ka arrestuar një peron të dyshuar për një rast kanosje në Fushë Kosovë.
“Ngjarja ka ndodhur më datë 08.12.2020 rreth orës 19:00, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur dy persona të cilët kishin denoncuar rastin në polici. Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh policore, që rezultuan me identifikimin e personit të dyshuar përkundër shmangies së tij. Kësisoj i dyshuari; A. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua sot nga ana e policisë dhe i’ u shqiptua masa e arrestit policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj tij është iniciuar rasti kanosje, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./arbresh.info/
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...
Si ta ngrohni shpejt motorin e veturës gjatë dimrit – ...
A ka vitamina C efekt të vërtetë në parandalimin dhe trajtim...
Çajrat që ndihmojnë gjatë ftohjes: Si t’i përdorni saktë për...
Kaos në rrugën “Fehmi Agani”, veturat e parkuara në rrugë bl...
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë