Sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vizitoi Ferizajn. Ai ishte aty për të uruar punëtorët dhe pronarin e dyqanit Plus Center me rastin e 20 vjetorit të hapjes.
Plus Center ka një veçori të madhe. Ai është ndër dyqanet e vetme në Kosovë i cili për 20 vite nuk ka mbajtur asnjë produkt serb.
“Plus Center në Ferizaj sot i mbushi 20 vjet. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë i vizituam për t’i uruar punëtorët dhe pronarin Sylejman Nezirin. Tash e dy dekada nuk kanë mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe janë rritur e zgjeruar. I kanë 130 punëtorë në dy ndërrime (7:00 – 13:00 dhe 13:00 – 19:00) dhe nuk ka pushuar asnjë punëtor nga puna për shkak të pandemisë. Në mesin e të punësuarve, pesë janë persona me nevoja të veçanta.” tha kryetari Kurti.
Përveç kësaj qendre tregtare Kurti ka vizituar edhe Fabrikën e Veglave në Ferizaj, e cila ka 70 punëtorë.
“Aty afër Plus Center vizituam edhe Fabrikën e Veglave në Ferizaj e cila u privatizua në valën e nëntë në vitin 2006, por nuk e ndërroi veprimtarinë. 70 punëtorë prodhojnë profile të shumta metalike e së fundi kanë nisur edhe me prodhimin e pompave termike të cilat bëjnë kursim të madh të energjisë.” u shpreh kryetari Kurti.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër