Përfundoi ndeshja 2:1 në favor të Prishtinës.
Golat e Otto John dhe Besnik Krasniqit i mjaftuan për fitore kryeqytetasve ndaj Ballkanit.
Pas duelit deklaratë dha edhe trajneri, Ismet Munishi.
“Referimi nuk ka qenë i mirë, pasi ka pasur luftë në 16 metërsh, por ne jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha çfarë ndodh, kush bjen, kush fiton e gjithçka… është koha e fundit për t’i ndalur këto gjëra, pasi edhe vjet humbëm titullin kështu”
“Prishtina luajti mirë, ndeshja ishte e luftuar. Ata patën rastet e tyre, ne të tonat, por kur gjyqtari vendos të bëhet protagonist kështu është”
“Ne si trajnera analizojmë njëri-tjetrin dhe përgatitim ndeshjen, ne erdhëm për të fituar, por edhe një barazim do të na kishte fituar. Arritëm dy-tre herë ta rrezikojmë Prishtinën, por kështu përfunduan gjërat”
“Ne kemi pasur ecuri më të mirë e këtë e tregojnë edhe pikët, po të ishte referimi korrekt Ballkani do duhej të ishte në vend të parë me gjashtë pikë diferencë nëse gjyqtarët do ishin korrekt më të gjitha ekipet njejtë”
“Nuk ka qenë ndeshje për shtatë kartona, pasi as nuk jemi prerë me bajoneta as skemi luftuar me armë, futboll kemi luajtur”.
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...