Vjosa Osmani mbrëmë në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës ka treguar se s’ka kthim në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një listë të veçantë.
Ushtruesja e detyrës së presidentit ndërkohë ka treguar se mund të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ka thënë se s’do të ketë kurrfarë komunikimi me LDK-në për punë të koalicionit, meqë sipas saj kjo parti ka mbajtur në pushtet kapësit e shtetit.
Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka shpërndarë një video në të cilën shihet përplasja e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin në Kuvendin e Kosovës. Në këtë video, Osmani shihet teksa e pyet Kurtin se sa njerëz të PDK-së dhe LPK-së ke në parti.
Osmani gjithashtu në këtë video dëgjohet teksa i thotë Kurtit se kjo është edhe arsyeja se pse ajo dhe Lumir Abdixhiku kurrë nuk do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje.
“ Vetëm shiko sa ish-deputetë të PDK-së ke përreth, shiko sa ish-LPK-ist ke përreth. Dhe do ta marrësh përgjigjen pse unë e Lumiri, jo sot, por kurrë nuk do të vijmë në Vetëvendosje”, ka thënë Osmani.
Këto fjalë të Osmanit, Bajram Gecaj i ka quajtur si “FALSO”. Sipas tij, ajo ka qenë edhe në atë kohë dhe vazhdon të jetë ‘falso’.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...