Ministri Ehanire në një konferencë shtypi tha se qeveria do të marrë 20 milion doza të vaksinës COVID-19.
Nigeria ka në plan të vaksinojë 20 milion persona kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha të enjten ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Osagie Ehanire.
Ehanire në një konferencë shtypi tha se qeveria do të marrë 20 milion doza të vaksinës COVID-19.
Ai tha se punonjësit e sektorit shëndetësor do të vaksinohen së pari, pastaj ata të cenueshmit dhe me sëmundje kronike.
“Shpresojmë të vaksinojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, por duam të fillojmë me 20 milion doza të vaksinës së pari”, tha ai.
Nigeria ka regjistruar të paktën 70.500 raste me COVID-19 dhe 1.184 viktima, ndërsa më shumë se 65,000 pacientë janë shëruar nga sëmundja./AA/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën