Gjykata e Apelit në Milano konfirmoi dënimin e futbollistit brazilian, Robinho, me 9 vjet burg për dhunë seksuale. Ish-lojtari i Milanit, Manchester City-t apo Real Madridit u dënua në shkallën e parë në vitin 2017 për një episod që ndodhi më 22 janar të vitit 2013.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, ai dhe disa nga miq të tij kishin shtyrë një vajzë 23-vjeçare (me origjinë shqiptare) të konsumonte alkool në një disko të njohur të kryeqendrës së Lombardisë derisa kishte mbetur pa ndjenja dhe më pas e kanë përdhunuar me radhë.
Dënimi u konfirmua gjithashtu edhe për një nga bashkëpunëtorët e Robinhos, Ricardo Falco, ndërsa katër të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë ende në arrati. Të dy u dënuan gjithashtu t’i paguanin 60 000 euro për viktimën.
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë