Aleanca Kosova e Re ka njoftuar se do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Kështu ka bërë të ditur Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, transmeton Telegrafi.
“Vetëm një opozitë e bashkuar mund të hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo qeveri tani ka humbur besueshmërinë e saj dhe qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën. Në këtë situatë asnjë President i ri nuk do të mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës. AKR do të mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie”, ka shkruar ai në Facebook.
AKR në Kuvendin e Kosovës ka dy deputetë.
Ndryshe, partia në opozitë Lëvizja Vetëvendosje tash e sa kohë ka kërkuar mbështetje për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, deri tani LVV ka vetëm nënshkrimet e Grupit Parlamentar të tyre.
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...