Grupi Ndërministror për të Drejtat e Njeriut mban takim.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në këtë takim shpalosi angazhimin e Qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shkruan arbresh.info.
“Ndihem mirë që Kosova ka bërë progres në sigurimin e të drejtave duke filluar nga ligjet, duke miratuar një pako të plotë të ligjeve që prekin të drejtat e njeriut”, tha ai.
Hoti tha se Qeveria ka para vetës miratimin e programit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtat e njeriut për vitin 2021-2025.
“Është një dokument strategjik që shihet të jetë katalizator në këtë fushë ku caktohen hapat konkret që duhet të merren për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”
Po ashtu Hoti renditi prioritetet e Qeverisë lidhur me këtë fushë.
“Prioritetet e qeverisë do të orientohen në përmirësimin e punës në mënyrë të sistemuar sa i përket mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ne monitorimin dhe zbatimin e pakove që lidhen me të drejtat e njeriut, zbatimi i programit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut 2021-2025”, tha ai,
Kryeministri theksoi mbrojtjen e personave të margjinalizuara në Kosovës siç janë personat me aftësi te kufizuara ose komunitetet rom e ashkali./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...