Zëvendësdrejtorja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtë dhe drejtorja e Zyrës në Sofje, Vesela Çerneva thotë se Bullgaria është e vetme në kontestin me Maqedoninë e Veriut dhe se qëndrimet e saja janë të pakuptueshme për vendet tjera anëtare..
“Kontesti ynë me Maqedoninë e Veriut ka dy aspekte. E para ne vendosëm marrëdhëniet fqinjësore dhe kontestet historike që në vete është e papranueshme në procesin e bisedimeve dhe e dyta, vetoja na vendosi te vendet problematike të BE-së siç janë Polonia dhe Hungaria”, tha Çerneva, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, Sofja ka mbetur e vetme në kontestin me Shkupit.
“Nëse i lëmë anash marrëdhëniet tona me fqinjët, që për momentin janë në nivel të ulët, Bullgaria është partner i pakuptueshëm për të gjitha vendet e BE-së. Për këtë shkak mund të them se jemi të vetëm në kontestin me Shkupin”, tha Çerneva.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...