Sot në selinë e UEFA-s në Nion është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionateve Evropiane 2022 për ekipet kombëtare të grupmoshave 17 dhe 19-vjeç.
Kombëtarja U17 e Kosovës është shortuar në Grupin 9, ku bëjnë pjesë edhe Austria, Sllovenia dhe Ishujt Faroe.
Ndërkaq, Kombëtarja U19 e Kosovës do të luajë në Grupin 10, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Gjeorgjia dhe Uellsi.
Ndeshjet kualifikuese në të dyja grupmoshat do të zhvillohen në formë mini-turneu në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ku dy ekipet e para në secilin grup dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta do të kalojnë tutje.
Në ditët vijuese UEFA do të vendosë datat e sakta të këtyre kualifikimeve dhe vendin organizator të mini-turneut në secilin grup.
Ndalohet në Serbi një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, merre...
BIK: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve
MINT nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Akreditimit
Duka: Ndaj Serbisë i kishim të gjitha shanset për të fituar
Kosova po mbetet vend i ri – Për çdo tre lindje, një v...
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave pu...