Franca po zhvillon ushtarë bionikë rezistentë ndaj dhimbjes dhe stresit me fuqinë e trurit të përmirësuar me mikroçip.
Komiteti etik i ministrisë së forcave të armatosura dha miratimin në mënyrë që Franca të ecë me vendet që tashmë janë duke punuar në projekte të ngjashme, transmeton portali arbresh.info
Po ashtu po bëhen kërkime për të krijuar pilula të cilat do t’i mbajnë ushtarët zgjuar për periudha të gjata dhe operacionin për të përmirësuar dëgjimin e tyre.

Impiantet e mikroçipit do të projektohen për të çliruar substanca qetësuese dhe ‘për të përmirësuar kapacitetin cerebral’, sipas një raporti të parë nga The Times.
Shkencëtarët po kërkojnë gjithashtu të krijojnë impiante të cilat mundësojnë që shtabet e ushtrisë të gjurmojnë në distancë vendndodhjen e ushtarëve.
Dhe ata gjithashtu po përpiqen të krijojnë ilaçe që do t’i bëjnë ushtarët rezistentë ndaj dhimbjes ose të jenë në gjendje të tolerojnë që të mbahen të izoluar.
Raporti paralajmëroi se ushtria franceze mund të mbetet prapa vendeve të tjera të cilat tashmë kanë filluar kërkime në fusha të ngjashme./arbresh.info/
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...