Bayern Munich është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës Frenkie de Jong, mes trazirave financiare në Nou Camp.
Gjigandët e Bundesligas ishin në ndjekje të nxehtë të yllit holandez më 2019, por Barcelona fitoi garën për nënshkrimin e tij me një lëvizje prej 70 milionë euro pasi u shfaq si një nga talentet më të mirë të gjigantit holandz Ajax, përcjell Korneri.net
Por, sipas botimit spanjoll Mundo Deportivo, Bayern do të rikthehet për De Jong pasi ata kërkojnë të vazhdojnë dominimin e tyre të brendshëm dhe evropian duke forcuar skuadrën e tyre.
De Jong është i lidhur në Nou Camp deri në vitin 2026 pasi nënshkroi kontratën afatgjate në tetor të këtij viti, por Barcelona rrezikon të detyrohet të shesë disa nga pasuritë e tyre për shkak të krizës financiare në klub.
Në tetor, Barcelona lëshoi një lajm të zymtë të shifrave ekonomike, duke treguar një humbje prej rreth 100 milionë euro në vitin financiar, ndërsa borxhi neto i klubit ishte më shumë se dyfishuar në 450 milion euro pas krizës së koronavirusit.
Barcelona ka kërkuar dëshpërimisht mënyra për të lehtësuar problemet e tyre financiare dhe sapo ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarët e tyre për të zbatuar ulje të pagave që do t’i shpëtojë klubit një shumë marramendëse 115 milion euro.
De Jong shihet idel në sistemin e Bayern Munich, andaj marrëveshja mund të finalizohet në fund të edicionit. /Arbresh.info/
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personash në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet