Ndeshja në mes të Paris Saint-Germain dhe Instanbul Basaksehir që u anulua sonte shkaku i një zyrtari që përdori terma raciste kundrejt një lojtari, pritet të zhvillohet nesër
Instanbul e ka akuzuar zyrtarin e katër, Sebastian Coltescu që ka përdorur term racist kundër asistentit të trajnerit, Pierre Webo.
Ish lojtari i Kombëtares se Kamerunit ishte ndëshkuar me të kuq pasi që kishte pasur një shkëmbim në bankinë me ekipin kundërshtar, transmeton gazeta Express.
Futbollistët e Istanbulit u larguar nga fusha në shenjë proteste kundrejt kësaj. Njëjtë vepruan edhe futbollistët e PSG.
Incidenti ndodhi në minutën e 14-të te ndeshjes se Grupit H të Ligës së Kampioneve, në të cilën ende nuk kishte shënuar gola.
Ajo do të luhet të mërkurën duke filluar në minutën e 14-të, me një palë gjyqtarë të rinj. Ndeshja do të fillojë në orën 17:55.
“UEFA ka – pas diskutimeve më të dyja klubeve – vendosur që në bazë të rregullave ndeshja të filloj në minutat e mbetur nesër me zyrtarë të rinj në arbitrim”, thuhet në deklaratën e UEFA-së.
“Një hetim i plot për incidentin do të bëhet menjëherë”.
Sulmuesi i Instanbul Demba Ba, i cili ishte një zëvendësues, është parë duke e pyetur zyrtarin: Pse, ju thatë djali i zi, a duhet të thoni ky djali i zi”.
“A e ka ky seriozisht? Ne po shkojmë. Kaq ishte, ne po shkojmë”, shihet duke thënë mbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe.
Në këtë debat është përzier edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i cili ka thënë se beson që UEFA do të “merr hapat e nevojshme për rastin”.
“Ne jemi pa kushte kundër racizmit dhe diskriminimit në sport dhe në të gjitha fushat e jetës”, shkroi ai në Tëitter. /Arbresh.info/
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...