Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 64 viktima dhe 2.613 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 21.685. Midis tyre, 2.660 pacientë janë në spital, nga të cilët 278 në respiratorë.
“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 154.852 raste me koronavirus, nga të cilët 2.298 kanë vdekur, 130.869 janë shëruar, nga të cilët 2.987 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.
Aktualisht 53.062 persona janë në vetëizolim.
Deri më tani janë testuar 825.023 persona nga të cilët 8.782 në 24 orët e fundit.
Aktakuzë ndaj Ramadan Morinës për përfshirje në vrasjen e 34...
Rama: Pa dashur të marr merita, kemi pasë një koordinim të m...
Shkëndija kërkon kualifikimin në play-off të Ligës së Konfer...
Rama niset drejt Hagës: Do të takoj Hashim Thaçin, drejtësia...
“Dividendi i luftëtarit”, Trump i jep çdo ushtari amerikan n...
KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeq...