Mjeku imunolog Genc Sulçebe tha se edhe gjenetika ndikon në mënyrën se si organizmi ynë i përgjigjet koronavirusit. Ai u shpreh se ka të dhëna që personat me grupin “zero” kanë një prekshmëri më të vogël nga Covid, ndërkohë që një predispozitë për forma të rënda kanë personat me grup gjaku A.
“Ata që kanë grupin zero kanë një prekshmëri dhe një ecuri më të lehtë të sëmundjes. Grupi i gjakut A ka një predispozitë për një formë më të rëndë. Për grupin B nuk ka ndonjë të dhënë, është neutral”, u shpreh Sulçebe.
Mjeku tha gjithashtu se tashmë është e qartë që gratë e kalojnë më lehtë sëmundjen.
“Është i lidhur edhe me gjini, sepse gratë kanë dy kromozome X dhe ka shumë gene të përgjigjes imunitare që gjenden në kromozomet X”, – u shpreh mjeku në Opinion.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...