Kanë nisur testet e shpejta këtë të hënë në Tiranë.
Epidemiologet synojnë të evidentojnë sa më parë vatrat e nxehta ku mundësia e përhapjes së covid është e madhe , siç shpjegohet edhe në videon e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.
Megjithatë ekspertët e shëndetësisë sqarojnë se krahas testit të antigenit do të behet edhe ai pcr.
Avantazhi i test të antigenit është se e identifikon covid brenda 15 minutash deri në 30 minuta duke ndërprerë zinxhirin e përhapjes së virusit.
“Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt”, shkruan Rama krah videos.
Deri më datën 20 dhjetor epidemiologet do të shkojnë në këto institucione ku janë konstatuar mbi 2 apo tre persona te infektuar . Pas datës 20 testi i shpejt do të kryhet edhe në disa qendra shëndetësore por vetëm kur e shikon të arsyeshme mjeku i familjes./tch/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...