Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka marrë vendim që të ndajë nga 150 euro deri në 350 për të prekurit e kësaj komune me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur Dega e PDK-së në këtë komunë, duke shtuar se edhe familjet e të vdekurve si pasojë e COVID-19 do të ndahen mjete.
“Me iniciativën e asamblistit tonë Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me COVID-19 sot në seancë të jashtëzakonshme është marrë vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga COVID-19 të përkrahen me nga 150 deri në 350 euro, gjithashtu dhe familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e COVID-19 do të mbështeten në këtë shumë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...
‘‘E goditëm dikë’’, Tragjedi në aeroportin e Denver në SHBA:...
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershor...
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...