Këtë mëngjes, drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka mbërritur në Kosovë, duke filluar vizitën e planifikuar dyditore, raporton Gazeta Express.
Ai fillimisht e vizitoi Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, ku bisedoi me udhëheqjen lokale për situatën epidemiologjike në këtë komunë.
Me të mbërritur, Petkoviq tha se ua përcjellë punonjësve të Qendrës Shëndetësore përshëndetjet e udhëheqjes së Serbisë, ndërsa theksoi rëndësinë e punës së tyre në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Petkoviq mbajti një takim me menaxhmentin më të afërt të Qendrës Shëndetësore në ndërtesën e administratës në Mitrovicën e Veriut, ndërsa gjatë ditës ai do të ketë edhe disa takime tjera me udhëheqësit komunalë dhe serbët në veri të Kosovës.
Petkoviq planifikon që gjatë kësaj vizite të futet deri në rajonin e Drenicës. Siç ka njoftuar zyra të cilën ai e drejton, Petkoviq do ta vizitojë edhe fshatin Bajë të Skënderajt.
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...