Turqi: Studimi i vaksinës kundër koronavirusit përparon në fazën tjetër

11:14 | 7 Dhjetor 2020
M. A.

Studimet e vaksinës kundër koronavirusit, e prodhuar në Turqi janë planifikuar të hyjnë në fazën e dytë pas 15 dhjetorit.

Anëtari i Komitetit të Shkencës për Shëndetësi së Ministrisë së Shëndetësisë, tha të premten se aplikimet e para të vaksinës që do të mbërrijë në Turqi dhe javën e ardhshme mund të zbatohen nga 25-26 dhjetor për shkak të një periudhe testimi 14-ditore.

Njerëzimi është në një garë për të gjetur një kurë për virusin vdekjeprurës dhe janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në studimet e vaksinave që vlerësohen si shpresë për t’i dhënë fund pandemisë.

Shkencëtarët turq vazhdojnë të studiojnë gjithashtu vaksinat. Cilësitë dhe siguria e vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga kompania SinoVac e Kinës, thuhet se ka vendosur të mbërrijë në Turqi më 11 dhjetor.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve Anadolu (AA), Ahmet Inal nënkryetar i qendrës kërkimore në province Kayeser tha se personat që ishin testuar në fazën e parë me vaksinën ERUCOV-VAC, nuk raportuan efekte anësore. Pritet të filloj faza e dytë e vaksinimit ku shkencëtaret janë mjaft optimist për një tjetër efekt pozitiv të vaksinës.

Turqia po përpiqet të marrë vaksinën në sasi sa më të mëdha të jetë e mundur. Ne e bëjmë këtë që të jemi në gjendje të vaksinojmë profesionistët e kujdesit shëndetësor së bashku me personat mbi moshën 65 vjeç, në listë pas tyre janë edhe mësuesit, dhe fëmijët tanë, lista do të vazhdojë me ata që punojnë në bujqësi dhe industrinë ushqimore për qëndrueshmërinë e jetës.

‘’Ne kemi kontrolluar të gjitha të dhënat e vaksinës, vaksina lokale është mjaft e sigurt’,’ tha ai, duke shtuar se 200-250 vullnetarë do të testohen në fazën e dytë, teksa theksoi se vaksina do të vihet në funksion sa më shpejt të jetë e mundur, për të frenuar përhapjen e virusit.

Turqia do të marrë 50 milionë doza, dhe njëkohësisht do të krijojë edhe vaksinën e saj. Vaksina ERUCOV-VAC është duke u zhvilluar në Universitetin Erciyes në provincën qendrore Kayseri e mbështetur nga Instituti i Administrimit të Shëndetit të Turqisë, shkruan Anadolu Agency, transmeton Express.

Shpërndaje në rrjete sociale