Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, fiton derbin e stinorit vjeshtor me rezultat 2:1 kundër Ballkanit nga Theranda.
Ballkani lëshon pozitën e liderit, duke rënë në pozitën e dytë me 35 pikë të mbledhura. Trim i fitores së Dritës është sulmuesi Kastriot Rexha, që ka qenë i papërmbajtshëm për rivalin. Falë Rexhës Drita është lider i ri me 36 pikë në elitën e futbollit të Kosovës, transmeton botasot.
Si Drita po ashtu edhe Ballkani kanë nga një ndeshje e pak të zhvilluar.
Kastriot Rexha në minutën e 31-të kaloi në epërsi kampionin, por mysafirët u kundërpërgjigjen një minutë pa përfunduar pjesa e parë, Mirlind Daku me dinakërinë e tij barazon. Në minutën e 45+1. Rexha sërish në skenë, shënon golin e dytë të tij dhe të gjashtin gjatë vjeshtës, duke i siguruar fitoren e madhe Dritës.
Të dy skuadrat dhanë maksimumin por Drita doli fituese edhe pse Ballkani në bazë të lojës ka merituar pikë. Ballkani sulmoi por nuk arriti që të barazojë në këtë derbi të madh.
Mirlind Daku udhëheq kreun e shënuesve me 21 gola. Në javën e ardhshme Drita luan në Skenderaj kundër Drenicës dhe Ballkani e pret Trepçën ’89./Arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...