Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar vrasjen e një personi në lagjen Dardania të Prishtinës.
Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë specialistët për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim në vendngjarje.
Vetura është e tipit “Audi” me targa të huaja.
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Prishtinë, lokacioni rrethohet me shirita


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...