Marrja e vaksinës kundër koronavirusit, të paktën e asaj të Pfizer, nuk garanton mostransmetimin e koronavirusit. “Mendoj që është diçka që duhet ekzaminuar. Nuk jemi të sigurt për këtë”, tha CEO i kompanisë amerikane, Albert Bourla, kur u pyet nga gazetari i NBC, Lester Holt, nëse një dozë e vaksinës do të parandalonte infektimin e të tjerëve.
Pfizer ka deklaruar se vaksina e saj është 95% efektive në parandalimin e zhvillimit të Covid-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri, por gjatë analizave, kompania nuk ka mbledhur të dhëna nëse personat vullnetarë që morën vaksinën infektuan të tjerë apo jo.
Bourla u kritikua kur Pfizer shpalli rezultatet e testimeve të saj për vaksinën, pasi shiti aksione të tij në kompani me vlerë 5,6 milionë dollarë. Por një zëdhënës tha se veprimi ishte pjesë e një plani të miratuar që më parë ngë CEO i kompanisë, dhe ai e bën rregullisht këtë gjë. Në total, Bourla shiti 132508 aksione të tij te Pfizer, me vlerë 41,94 dollarë secili./lexo/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...