Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 285.738, prej të cilëve 2.708 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 255.159, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.781.043.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 8,66 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 204 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me mbi 1,33 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.886 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,6 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,5 milionë./AA/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...