Në qarkun e Elbasanit rezultojnë 40 fëmijë të prekur me koronavirusi. Fëmijët e prekur janë të moshës 6- 14 vjeç.
Fatmirësisht fëmijët nuk kanë shfaqur simptoma të rënda dhe shumë prej tyre e kanë kaluar tanimë koronavirusin.
Edhe pse në kohë pandemie, në Elbasan ndryshe nga vitet e tjera, numri i fëmijëve që janë paraqitur në pediatri me virozat e stinës këtë vit është më i ulët.
Shkak për këtë sipas mjekes pediatre Irena Palloshi është bërë edhe kujesi i shtuar që kanë pasur prindërit për të vegjlit e tyrë në këto vit.
“Për këtë sezon kryesisht vijnë fëmijë me laringit, diarre e të vjedha. Prindërit kujdesen më shumë dhe distancini fizik, higjiena, maska ka bërë që numri i fëmijëve që paraqiten të jetë më i ulët”
Në kushtet kur shifrat e të infektuarve po rriten çdo ditë, dhe në Elbasan aktualisht kemi 799 persona aktiv me koronavirus, mjekët bëjnë thirrje për respektimin e këshillave bazë, si higjiena, maska dhe distancimi social./oranews
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit