Greqia do të refuzojë hyrjen për çdo person që rezulton pozitiv me COVID-19 në pikat e hyrjes së vendit duke filluar nga e hëna, deklaroi një zyrtar të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile Nikos Hardalias gjithashtu tha në një konferencë shtypi se asnjë i huaj nuk do të lejohet të hyjë në komunitetin monastik të Mt. Athos në Greqinë veriore.
Të dyja masat do të hyjnë në fuqi në ora 6 të mëngjesit sipas kohës lokale të hënën.
Rajonet që vazhdojnë të paraqesin shifra alarmante të infeksionit janë Drama, Imathia, Florina, Pella dhe Pieria, të gjitha në Greqinë veriore, shtoi ai.
Greqia regjistroi 98 vdekje të terja nga koronavirusi të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.804.
Rastet e reja qëndrojnë në 1.667, diç më pak se 1.882 të regjistruara të enjten, sipas të dhënave zyrtare.
Numri i pacientëve në respiratorë gjithashtu ra në 612 nga 622.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend qëndron në 113.185.
Masat bllokuese mbarëkombëtare janë vendosur në vend që nga 8 nëntori, të cilat fillimisht pritej të hiqeshin më 30 nëntor, por me rritjen e infeksioneve dhe fataliteteve, autoritetet zgjatën datën të paktën deri më 14 dhjetor.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...