Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar edhe sjelljen e konsumatorëve shqiptarë duke i drejtuar më shumë nga paisjet elektronike dhe ato farmaceutike kërkesa në rritje është shoqëruar edhe çmime më të larta.
Referuar të dhënave të INSTAT çmimi i grupit “Prodhimi i produkteve optike, elektronikë, kompjuterikë” ka shënuar një rritje me 5.3%, ndjekur më pas nga “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike” me 4,1 %.
Ndërsa një rënie çmimesh është reflektuar në aktivitetin “Metalurgjia” me 3,9 %, pasuar nga “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 2,5 %.
Nga ana tjetër pandemia ka dhënë një ndikim edhe në sektorin e prodhimit.
Shifrat e publikuara nga INSTAT tregojnë për çmime të ulura.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti në 98,2 duke shënuar një ulje me 4,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019.
Industria nxjerrëse e ka ndjerë më shumë krizën teksa raportohet një rënie vjetore me 19.5%.
Brenda këtij seksioni, me një impact të madh në muajin shtator, ulja më e madhe e çmimeve është shënuar në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 31,3 %.
Çmimet e prodhimit për produktet vendase krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë shënuan ulje me 2,7 %.
Edhe në këtë rast industria nxjerrëse dhe grupi “energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” pësuan dhe uljen më të madhe përkatësisht me 11,7% dhe 4,4%./oranews
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës