Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj, ka zhvilluar sot një takim jo formal me ministrin e Drejtësisë z. Selim Selimi, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë z. Vesel Krasniqi, zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Ambientit z. Muharrem Nitaj, ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Besian Mustafa, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të Punëve të Brendshme, me të cilët ka diskutuar rreth reformave që duhen ndërmarrë në kuadër të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA).
Takimi kishte për qëllim informimin rreth metodologjisë së punës, në mënyrë që prioritetet e dala nga PKZMSA-ja të përmbushen me kohë dhe të jenë në përputhshmëri me indikatorët e identifikuar nga ky dokument, transmeton arbresh.info
Procesi i Integrimit Evropian, është ndër proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe si i tillë, kërkon angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve shtetërore. Ndaj, takimet e kësaj natyre do të bëhen pjesë përbërëse në përmbushjen e obligimeve sektoriale të dala nga marrëveshja kontraktuale me BE-në./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...