Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sot ka filluar zyrtarisht procedurën hetimore ndaj ndërmarrjeve KEDS dhe KESCO, të cilat operojnë në tregun e energjisë elektrike.
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, tha se AKK ka vërejtur se palët në procedurë, KEDS dhe KESCO, kanë arritur marrëveshje të ndaluar ose kanë bërë praktikë të bashkërenduar duke:
Ndërmarrjet KEDS SH.A. dhe KESCO SH.A. dyshohet se kanë arritur marrëveshje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar në atë mënyrë që: kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
zbatojnë kushte të ndryshme për transanksione të njëjta me ndërmarrje të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurruese; kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.
AKK ka kërkuar një mori dokumentesh nga palët e lartcekura, të cilat kanë një afat prej 30 ditësh që dokumentet e kërkuara t’ia dorëzojnë AKK-së.AKK do t’i njoftojë mediat dhe publikun e gjerë lidhur me çdo zhvillim të rëndësishëm rreth këtij rasti”.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...