Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Hoti para deputetëve ka thënë se pakoja e propozuar nga qeveria e Kosovës është ndër më të mëdhatë në rajon.
“Në bazë të FMN-së, pakoja e parë në terma relative, pakoja jonë e rimëkëmbjes është njëra ndër më të mëdhatë. Aq sa kemi pasë mundësi, kemi mbërri dy efekte, parandalimin e largimit të bizneseve nga tregu dhe familjet të bijën nën pragun e varfërisë. Ligji i sotëm krijon momentum të ri. Pra duke fillua nga skema për fondin e garantimit të kredive, qindra miliona euro që mbulohen nga fondi ku qeveria është kontribuese e madhe. Një pjesë e madhe shkon në bujqësi. Tërheqja e 10%shit nga Trusti, mbi 200 milion euro shtesë në buxhetin e familjeve. Të gjitha këto mjete të patatimuara. Përdorimi i mjeteve nga fondi i Privatizimit për të financuar fondin për rimëkëmbje ekonomike. Pastaj shtyrja e tatimit për koorporata për dy vjet”.
Hoti, falënderoi PDK-në, për të cilën tha se amendamentet e tyre e kanë pasuruar ligjin.
“Janë amandamentet e opozitës, PDK-së që dua t’i falënderoj për mbështetjen e tyre. Unë i kam ftuar të dy partitë, dhe mendoj që këto amandamente e kanë pasuruar këtë ligj”, tha ai./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...