Robert Lewandowski beson se vendimi për ta anuluar dhënien e ‘Topit të Artë’ për vitin 2020 u mor “shumë herët”.
Diçka e tillë i ka mohuar seriozisht sulmuesit të Bayern Munich që ta rrëmbejë për herë të parë atë çmim pasi këtë sezon, ai ishte favoriti numër një, pas edicionit mbresëlënës me klubin gjerman.
Lewa pati sezonin më të mirë në karrierë, shënoi 55 gola në të gjitha garat.
Vendimi për “Topin e Artë” u mor me arsyen se shkaku i COVID-19 dhe paralizimit për disa muaj edhe të futbollit, mund të mos bëhen vlerësimet e duhura për të gjetur fituesin e duhur.
“Dikush vendosi që këtë vit të mos ketë Top të Artë. Ndoshta ishte vendim i hershëm sepse çdo trofe tjetër është dhënë. Kështu që shumë lojtarë, trajnerë, gazetarë e din se ky ka qenë sezoni më i mirë për mua”, u shpreh Lewa.
“Bëmë atë që bëmë dhe ishte e mrekullueshme. Jam i lumtur që e ka parë çdo kush. Këto çmime janë të mira, fantastike, Por gjithashtu trofetë individual janë edhe trofe ekipor. Ekipi pa sulmues has në vështirësi, ndërsa sulmuesi pa ekip nuk funksionon aspak”. /Gazeta Express/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...