Punëtorët teknikë në spitale, të hënën në grevë

22:32 | 3 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Punëtorët teknik dhe të sigurimit nëpër spitale paralajmërojnë protestë dhe greva, nuk iu ndanë para si të tjerëve.

Rrobat u janë zbardhur nga dezinfektimi që bën në Klinikën Infektive.

E të gjithë punëtorët që kujdesen për higjienën brenda këtij reparti janë tejet të pakënaqur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që të mos përfitojnë nga shtesat materiale.

Gjyle Veliu e cila punon si punëtore teknike brenda Klinikës, thotë se puna e tyre që nga fillimi i pandemisë është e papërshkrueshme.

Sipas Veliut punëtorëve iu është bërë një diskriminim i madh me mos ndarjen e parave nga Qeveria ashtu siç iu ndanë punëtorëve të tjerë.

Madje një punëtor tjetër teknik që punon në Klinikën Infektive thotë se ka biseduar vetë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj për këtë çështje.

Ndërkohë gjatë ditës së enjte Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në një konferencë për media thanë se nga dita e hënë do të fillojë greva për të gjithë punëtorët teknik dhe të sigurimit nëpër spitale.

Ndërkohë mbi 30% të punëtorëve teknik në spitale janë prekur nga virusi Covid-19 deri më tani./Arbresh.info/