Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për ligjshmëri të të dëmtuarit A.D
Sipas njoftimit të kësaj gjykate, A.D., i dënuar për legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim e shmangie nga tatimi, i refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë për shkak të veprës penale, legalizim i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi, veprës penale mashtrimi në vazhdimësi dhe veprës penale shmangie nga tatimi.
“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të dënuarit A.D., për shkak të veprës penale, legalizim i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi, veprës penale mashtrimi në vazhdimësi dhe veprës penale shmangie nga tatimi, duke vendosur sipas kërkesës së përbashkët për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur më datë 16 nëntor, refuzoi si të pabazuar kërkesën e përbashkët për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësve të dënuarit A.D.”, thuhet në njoftimin e gjykatës./arbresh.info/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...