Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës.
Kryetarja e Komisionit, Valdete Daka, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se numri atyre që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në Podujevë është 34 873 votues, me kusht dhe me postë 919 votues ose 40.76% të atyre që kanë pasur të drejtë vote.
Ndërsa në Mitrovicën e Veriut , kanë votuar 8 874 persona, raporton arbresh.info
Sipas rezultateve në Podujevë ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 18 286 vota apo 51.9 për qind të votave, derisa në Mitrovicë të Veriut, kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq me 89.5 për qind të votave./arbresh.info/



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...