Me nënë gjirokastrite dhe baba gjakovar, Kujtim Kulludra, ka lindur në Berat dhe ka shkuar në Gjakovë në moshën 7 vjeçare.
Nëna e tij gjirokastrite, e cila u martua me një oficer zogist nga Gjakova, e kaloi jetën në Gjakovë dhe pati mundësi vetëm një herë, në vitin 1981, të vinte në Shqipëri, për të takuar të afërmit e saj në Gjirokastër.
Gjyshërit e Kujtim Kulludrës, të dy gjirokastritë nga Manalati, shkuan të jetonin me vajzën e tyre në Gjakovë dhe vdiqën po aty. Kujtim Kulludra ka vetëm një amanet, të prehet në Gjirokastër.
“Unë kam lindur në Berat. Kam nënën gjirokastrite, babanë nga Gjakova, ka qenë oficer i Zogut. Unë nuk kam pasur as shtetësi sllave.
Në 1995 shkova në ambasadën e Shqipërisë dhe pastaj në ministrinë e Jashtme të Jugosllavi, mora një certifikatë e cila si duket ishte false, se dallon prej datës time të lindjes dhe u regjistrova se nuk munda me marrë asnjë dokument. Deri në 1995 isha pa shtetësi.
Në 1982 shkova në Berat dhe e gjeta vetë shtëpinë, gjeta një gjitone dhe pako ku kam luajtur. Shpesh herë u them njerëzve, e lë amanet me më fut në Gjirokastër, me më dërgua atje me më varrosur” tha ai.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...