
London, UK. 10 September, 2019. The Duchess of Cambridge attends the Back to Nature Festival at RHS Garden Wisley. (Photo by Bart Lenoir/NurPhoto)
Nëse ka diçka për të cilën Kate Middleton dallon, ai është stili! Madje, dukesha mund ta bëjë një këmishë të duket gjithë stil edhe kur e vesh mbrapsht.
Në daljen e saj të fundit, Kate veshi një këmishë ngjyrë vjollcë Gucci me një fjongo të madhe para. Kjo nuk është hera e parë që e shohim me këtë këmishë, pasi për herë të parë e veshi në mars të 2019-ës, gjatë një vizite në Qendrën e Fëmijëve Henry Fawcett në Londër.

Asokohe, fansat e kuptuan se ajo kishte veshur këmishën mbrapsht dhe në fakt, njësoj e ka veshur edhe në daljen e fundit, dy ditë më parë.
Në fakt, po t’i vësh re kopsat te mëngët, duket qartë që ka diçka që nuk shkon.
Pse? Sepse, në fakt, kjo është mënyra se si duhet të vishet këmisha, sipas stilistëve në faqen zyrtare Gucci.com.
Për shkak të ndikimit të Kate, këmisha tani është shitur në faqen e internetit të Gucci-t. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...