Presidenti historik Ibrahim Rugova do të festonte ditëlindjen e 76-të.
E për të shënuar këtë ditë është zbuluar shtatorja e tij në vendlindje në Istog, shkruan portali arbresh.info
Kryeministri Avdullah Hoti që i përket edhe partisë së themeluar nga i ndjeri Rugova ka thënë se Kosova është e bekuar që ka pasur prijës të tillë, simbolin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Sot shënojmë datëlindjen e Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, prijësit të vendit tonë në udhën e shenjtë për liri, pavarësi dhe demokraci!
“Ibrahim Rugova, intelektual i shkëlqyeshëm i vlerave të modernitetit perëndimor, njohës dhe afirmues i mrekullueshëm i trashëgimisë sonë letrare, kulturore e shpirtërore, vizionin e tij estetik për refuzimin e së keqes dhe shëmtisë e barti edhe në rrafshin politik, për t’i dhënë Kosovës dhe botës një model unik të udhëheqësit të urtë dhe konsistent, të prijësit fisnik dhe të moderuar.
“Jemi të bekuar që kemi pasur një prijës të tillë, i cili, duke i prirë vendit në vitet e një epoke, u shndërrua vetë në simbol të saj – simbol të pavarësisë së Republikës së Kosovës”, shkruan Hoti në profilin e tij zyrtar.
Ibrahim Rugova u nda nga jeta në janarin e vitit 2006./arbresh.info/
Sot shënojmë datëlindjen e Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, prijësit të vendit tonë në udhën e…
Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, 2 December 2020
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...