Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë sot se PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të ftuar seancë të jashtëzakonshme për ta votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku janë futur propozimet e PDK-së të cilat ndihmojnë punëtorët e sektorit privat dhe bizneset me mbi 400 milionë euro buxhet.
Hoxhaj ka thënë se PDK do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme të premten për sa i takon Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton arbresh.info
Ai po ashtu ka treguar se duhet të themelohen disa fonde që tu ndalin në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve të vendit.
“PDK do të inicioj një seancë të jashtëzakonshme sa i takon ligjit për rimëkëmbje ekonomike, ku duhet ta votojnë një projektligj të tillë. Duhet të themelohet një fond i veçantë, nga 300 euro në muajt, është fjala për muajt shtator tetor dhe nëntor. Duhet të jen rreth 30 mijë njerëz që përfitojnë”, tha Hoxhaj.
E fondi në ndihmë prej 200 milionë eurove sipas Hoxhajt duhet të themelohet direkt për bizneset dhe të jepet në formë të grantit.
“Së dyti duam që të themelohet fond nga 200 milion duhet të jetë ndihmë direkt e bizneseve në Kosovë, ku mjete do të shpërndahen në formë të grantit”, tha Hoxhaj.
Po ashtu ai ka folur edhe për qasjen e qytetarëve në Trust.
“Së treti, temë kryesore në këtë vend ka qenë se a mund të kenë qasje qytetarët në Trust propozimi ynë më konkret është që këto mjete të kompensohen nga Qeveria. Dhe mendojmë që të eliminohet TVSH për lëndën e parë që prodhohet në Kosovë”, tha Hoxhaj./arbresh.info/


Kurti e quan madhështore rezultatin e zgjedhjeve: Urime fito...
KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – Kaq vota m...
Abdixhiku s’e përjashton dorëheqjen nga kreu i LDK-së, merr ...
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00