Këshilltari ligjor i Vjosa Osmanit, Artan Murati, e ka kritikuar gjykatën e vendit se nuk po informojnë Kuvendin e Kosovës për aktgjykime të ndryshme, posaçërisht, për rastin në fjalë të Etem Arifit.
“Kemi filluar me veprime konkrete rreth çështjes së Arifit. Veprimet e ndërmarra në këtë proces janë, me 29 prill, Osmani është vë në dijeni përmes mediave për Etem Arifin. Më 30 prill, Osmani i ka dërguar letër Hasan Shalës, dhe ka potencuar se Kuvendi nuk është njoftuar fare nga Gjykata. Ka kërkuar nga Shala që t’i përcillet Kuvendit aktgjykimi i dënimit të Arifit. Edhe nga Këshillit Gjyqësor ka kërkuar shtjellim, pasi s’ishte njoftuar. Dua të sjell në vëmendje që Kushtetuesja qëndroi e heshtur kur deputeti hupi mandatin”, ka thënë Murati.
Murati tha se kryetarja e Kuvendit më 4 maj, pasi e mori dosjen finale me aktgjykime, u ka shkruar deputetëve që ta trajtojnë mandatin e tij.
“Më 5 maj ka takuar kryetarët e grupeve parlamentare. Në atë takim kuptoi se ka qëndrime diametralisht të kundërta”, tha Murati.
Sipas Muratit, përderisa nuk ka aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, Osmani nuk mund të marrë veprim për zëvendësimin e tij.
“Si konkluzion, praktika e mosinformimit të Kuvendit nga Gjykatat krijon paqartësi ligjore e kushtetuese, që janë evidente edhe në rastin në fjalë”, tha Murat.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...