Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se gara në komunën e Podujevës nuk duhet të shihet as si fitorja e dekadës, e as si humbja e dekadës.
Sipas tij humbja e bastionit të LDK-së, në Podujevë, ka nxjerr mësim që të bëhen më të fortë, ani pse mohoi se partia e tyre po kalon në kriza, raporton arbresh.info
“Nuk ka të bëjë me kriza, ka të bëjë me lëvizje. LDK do të ec pa u ndal sepse është parti pa të cilën nuk ka as zgjidhje as zgjedhje. Duke qenë themelues, ndërtues të kësaj ëndrre të cilën e quajtëm sot, e që është shteti, republika e Kosovës, është kompromis i dhimbshëm i kohës për të zgjedhur drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Ne me kohë kemi ditur të ecim prapa tij. Prapa Ibrahim Rugovës edhe si lider edhe si filozofi politike. E sot asaj dite i kemi dhimbjet tona në procese, po kalojmë dita të vështira kaherë, kjo na nxjerr mësim na nxjerr më të fortë”, deklaroi ai.
Këto deklarata Haziri i bëri në 76-vjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku së bashku me kryesinë e LDK-së bën homazhe pranë varrit të tij./arbresh.info/
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë