Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se cikloni “Gati”, i cili mbërriti në Somali në fund të muajit shtator, pothuajse është zhdukur, por shirat nga stuhia vdekjeprurëse vazhdojnë të godasin qytete të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Raportohet se cikloni ‘Gati’ ka vrarë nëntë persona dhe ka shkatërruar pothuajse 4 mijë prona që u përkasin komuniteteve nomade. Ai po ashtu shkatërroi 886 prona që vlerësohen më shumë se 75 për qind e të gjitha pronave private në qytetet Xaafuun, Dardaare, Hurdiye dhe Karduush”, tha OKB.
Vlerësimi i plotë i dëmit akoma nuk ka përfunduar, por OKB paralajmëroi se “numri i dëmeve pritet të jetë më i lartë”.
Shkollat, objektet shëndetësore, qendrat e furnizimit me ujë dhe zyrat qeveritare, si dhe rreth 80 për qind e shtëpive të banuara u shkatërruan ose u dëmtuan në ato zona.
Rreth 7.500 bagëti në Xaafuun, Karduush dhe Hurdiye kanë ngordhur.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se shumica e të prekurve kanë nevojë për ushqim, ujë, strehim urgjent, sende jo-ushqimore, higjienë, si dhe shërbime shëndetësore.
Stuhia preku rreth 180 mijë persona, kryesisht peshkatarë, blegtorë, fermerë dhe tregtarë, përfshirë grupe të pambrojtura si refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...