Muajin e kaluar kur edhe u hynë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, Inspektorati Shtetërore Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) ka dhënë rreth 40 mijë vendime për izolim të personave që kanë qenë pozitiv me COVID-19 dhe atyre që kanë pasur kontakt me të infektuarit.
Kryetarja e ISHSSH Irina Sotirova-Buhova, tha se vetëm në katër ditët e fundit janë dhënë 7.500 vendime për izolim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo deklaroi se inspektorët gjatë nëntë muajve të kaluar vazhdimisht kanë qenë në terren, duke kryer kontrolle të jashtëzakonshme në institucionet shëndetësore, shkolla, çerdhe, sallone kozmetike, shtëpi të pleqve, etj.
Ajo theksoi se inspektorët do të vazhdojnë të jenë në terren dhe do të monitorojnë situatën rreth respektimit të protokolleve shëndetësore.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...